Ditët e fundit të merkatos, do të jenë vendimtare për të ardhmen e disa lojtarëve. Klubet po bëjnë lëvizjet e fundit, sa i përket përforcimeve.

Liverpool, prezantoi këtë të enjte, afrimin e sulmuesit Federico Chiesa. Sulmuesi italian vjen nga skuadra e Juventusit për 13 milionë euro.

Lojtari kishte dalë jashtë planeve të bardhezinjve dhe për këtë arsye duhet të gjente një skuadër të re, për të vazhduar karrierën e tij.

Në Itali, Napoli zyrtarizoi afrimin e Romelu Lukakut. Sulmuesi belg u largua nga Chelsea dhe do të vazhdojë karrierën në Serinë A, aty ku në sezonin e fundit ishte pjesë e Romës, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe për Interin.

Napoli ka paguar 35 milionë euro për shërbimet e Lukakut, i cili ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare. /tvklan.al