Pasi shkroi historinë, duke u kualifikuar përtej grupeve në sezonin debutues, Gjeorgjia synon një tjetër sukses në Kampionatin Europian. Kombëtarja e Willy Sagnol mat forcat me një prej kombëtareve pretendente për titull, Spanjën.

90 minutësh që për teknikun nuk ka asgjë për të humbur pasi për të, Gjeorgjia e ka fituar tashmë Euro 2024.

Willy Sagnol, trajneri i Gjeorgjisë: Kur luan kundër Spanjës rreziku mund të vijë nga çdo pozicion. Evolucioni i tyre është absolutisht i shkëlqyer. Është e mbushur me lojtarë të mëdhenj. Por futbolli nuk ka të bëjë gjithmonë me individualitete por edhe si ekip. Spanja ka treguar shumë gjëra të mira në fazën e grupeve, gjithsesi unë mendoj se edhe Gjeorgjia ka treguar disa gjëra interesante. Do të luajmë këtë ndeshje me shumë besim, sepse nuk kemi absolutisht asgjë për të humbur. Ne e kemi fituar Kampionatin Europian. Jam shumë i emocionuar që do të jem edhe një herë në fushë për të dëgjuar himnin kombëtar të Gjeorgjisë.

Spanjë-Gjeorgji do të mund ta ndiqni ekskluzivisht në ekranin e TV Klan duke nisur nga ora 21:00 e kësaj të diele.

Klan News