Fruktoza e tepërt mund të dëmtojë sistemin imunitar. Gjendet kudo në ushqimin tonë, në embëlsira e pije. Por nëse përdoret me tepricë, mund të pengojë një funksionim korrekt të sistemit imunitar të njeriut.

Sipas kërkuesve të Universitetit të Swansea dhe i publikuar në revistën Nature Communication, masa e përdorimit ndikon në obezitet, në diabetin e tipit 2 dhe dëmtim qelizor që çon në vdekjen e saj.

Vitet e fundit  konsumi i këtij përbërësi është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme, veçanërisht në vendet e zhvilluara.

Deri më sot njohuritë mbi efektet e tij në organizmin e njeriut ishin të kufizuara, dhe ky kërkim është mjaft i rëndësishëm pasi i hap rrugën studimeve të mëtejshme për të kuptuar dëmet që mund të shkaktojë, veçanërisht në dy patologjitë e diabetit dhe obezitetit.

Klan News