Fulhem është në rrugën e duhur për t’u ngjitur në elitën e futbollit anglez në fundin e sezonit. Klubi më i vjetër londinez kryeson bindshëm Çempionship me 5 pikë më shumë se Bornemuthi ndjekës. Ecuri që e bën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke qënë edhe një prej ekipeve goleadore në Europë.

Fulhem ka shënuar gjashtë ose më shumë gola në tre ndeshjet e fundit për të qënë edhe një prej skuadrave më produktive momentalisht.  Ata thyejnë rekordin 88-vjeçar, si skuadra e parë angleze që shënon këtë numër golash në tre ndeshje radhazi.

Së fundmi, londinezët mposhtën 6-2 Birmingemin, për një total prej 70 golash pas 26 javësh. Kundërshtari i radhës në kampionat do jetë Stoke Siti, një ekip tepër hermetik në mbrojtje. Gjithsesi, forma që po kalon sulmi nuk do të jetë problem për Fulhem që të çajë mbrojtjen rivale.

Klan News