Të martën rikthehen vranësirat dhe shirat


Një zgjedhje e mirë për të gjitha ata që kanë vendosur ta kalojnë fundjavën në plazh. Sipas sinoptikanëve, e diela do të sjellë jo vetëm mot të mirë dhe diell, por edhe rritje të temperaturave.

Por duke nisur nga dita e martë do të dominojnë vranësirat dhe reshjet e shiut. Po ashtu vlerat termike do të pësojnë një rënie deri në 5 gradë Celsius.

Megjithatë sipas sinoptikanëve edhe ky Shtator është karakterizuar nga vlera më të larta se normalet, e po ashtu reshjet e shiut kanë qenë shumë të pakta.  

Tv Klan