Kurba e infektimeve pritet të rritet serish

Situata e Covid në Shqipëri paraqet një rënie të lehtë të rasteve me Covid. Sipas specialistëve të ISHP, problematike vijon të mbetet përhapja e virusit në qarqet e mëdha.

“Në dy javët e fundit vihet re një rënie e rasteve të reja me Sars-Cov-2. Ka një rënie të incidencës dy javore nga 264 raste për 247/100 mije banorë. Qarqet si Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Berati kanë më shumë raste”.

Sipas projeksioneve të ISHP, në javët në vijim, ashtu si në shumë vende të Europës, pritet një rritje e lehtë e kurbës së infektimve.

“Presim një rritje të lehtë të numrit të rasteve krahasuar me një vit më parë. Nisur nga fakti i rritjeve në Europë dhe uljes së temperaturave”.

Për të ndalur rritjen e numrit të hospitalizimeve, mjekët rekomandojnë vaksinimin antiCovid. Aktualisht mbi 94 % e të shtruarve në spital janë persona të pavaksinuar apo që nuk e kanë kaluar Covid.

Tv Klan