Një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një furgon mallrash ditën e sotme rreth orës 13:00.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Arta Lenja” në një lulishte. Furgoni ka qenë duke shkarkuar disa produkte ushqimore në një dyqan.

Por teksa furgoni me drejtues 29-vjeçarin R.O. po bënte manovër kthimi pas, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit. /tvklan.al