Një 24-vjeçar në gjendje të dehur ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij dhe më pas i ka thyer xhamat e biznesit. Policia sqaron se ngjarja ndodhur në Cërrik.

Armand Zani pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë 23-vjeçarin me iniciale M.M, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Më pas i kishte thyer me mjete të forta xhamat e dritares së biznesit së tij dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Pas ndërhyrjes së efektivëve është bërë i mundur arrestimi i 24-vjeçarit, i cili akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”./tvklan.al