UEFA vë në pikëpyetje finalen e Champions League, rikthehet pista Portugali

Portugalia është kandidate potenciale për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve. Ashtu si edhe një vit më parë, shteti në gadishullin Iberik është gati për të organizuar raundin final të turneut më prestigjoz për klube në Europë. Me stadiumin “Ataturk” në Stamboll që nuk ofron siguri dhe me “Wembley” në pikëpyetje, një prej stadiumeve portugeze është gati për të pritur finalen e Champions League.

UEFA ka vendosur që ajo do të zhvendoset pasi Turqia u fut në listën e kuqe të udhëtimeve të Anglisë, që do të thotë që tifozët nuk mund të udhëtojnë nga ky shtet, ku pikërisht nga Anglia janë edhe dy ekipet finaliste, Chelsea dhe Manchester City. Portugalia është në listën e gjelbër kështu që tifozët do të lejohen të marrin pjesë më 29 maj, gjithmonë nëse UEFA jep aprovimin. Shpresat e “Wembley” nuk janë shuar ende, pavarësisht se kjo kërkon një ndryshim të madh nga qeveria vendase. Një tjetër fakt është se më 29 maj, në këtë impiant luhet finalja e Carabao Cup.

Stadiumi Dragao është një kandidat i mundshëm për të pritur finalen, por nuk përjashtohet as Lisbona, qytet ku u mbajt finalja e sezonit të shkuar. Udhëtarët nga Angli mund të marrin pjesë dhe në kthim nuk do kenë nevojë për të bërë karantinë.  

Klan News