Euro 2020 kulmon sonte me finalen Itali-Angli, sfidë e cila do të luhet në orën 21:00 në Uembli. Pas 55 vjetësh pritje Anglia rikthehet për herë të parë që nga titulli botëror i 1966-s për të matur forcat në finalen e madhe të një kompeticioni madhor.

Uembli me kapacitet deri 90.000 spektatorë, është i deryruar të pranojë vetëm 65.000 vetë, për shkak të masave ndaj pandemisë.

Ky impiant u ka sjellë fat italianëve që barazuan 3-3 me kombëtaren e 21-vjeçarëve ndaj moshatarëve të tyre anglezë.

Rreth 250 mijë italianë jetojnë në Angli. Nga ata por edhe të tjerë që kanë gjak italian është kërkuar që të mbështesin kombëtaren e tyre në çdo mënyrë të mundëshme për këtë sfidë të fundit.

Asnjë dyshim për Roberto Mancini që me shumë mundësi do të konfirmojë të njëjtin formacion që luajti kundër Spanjës. Emerson Palmieri do të marrë vendin e Spinazzola, pjesa tjetër e skuadrës është e kolauduar dhe e blinduar dhe prej tyre pritet që fitorja të zgjidhet brenda 90 minutave.

Në formacionin e Anglisë e reja është Trippier që nga minuta e parë. Rice dhe Philips do të jenë në një mburojë para mbrojtjes. Besimi për të gjetur golat e fitores u është dhënë Mount, Kane dhe Sterling.

Tv Klan