Teste fitnesi me maska tek Real Madrid

Real Madridi ka vazhduar përgatitjet për çerekfinalen e Copa del Rey. Skuadra spanjolle ka përmirësuar regjimin e stërvitjes ndërsa përgatitet për t’u përballur me Athletic Club në çerekfinalen e Copa del Rey duke bërë një test të pazakontë fitnesi.

Maskat e hipoksisë për të matur nivelin e oksigjenit u përdorën këtë të enjte nga disa prej lojtarëve. Skuadrës së Carlo Ancelotti i mungonin Vinicius Junior, Casemiro, Eder Militao, Rodrygo Goes dhe Fede Valverde.

Trajneri i fitnesit Antonio Pintus e përdori seancën si një mini parasezon pa lojë këtë fundjavë. Ai përfitoi për të vënë në provë aftësinë e lojtarëve të tij.

Disa prej tyre morën pjesë në ushtrime me intensitet të lartë duke mbajtur maskë oksigjeni që ishte përdorur edhe më parë gjatë verës.

Marco Asensio dhe Mariano Diaz u stërvitën jashtë skuadrës ndërsa vazhdojnë rikuperimin e tyre, ndërsa Dani Carvajal punoi i vetëm në rikthimin e tij pas një periudhe jashtë fushave për shkak të Covid-19.

Tv Klan