Në lojë Atalanta, Milan, Napoli, Juventus e Lazio

Atalanta, Milan, Napoli, Juventus e Lazio janë në garën për 3 vendet e mbetura të Champions League. Fitoret e arritura në javën e 36 i mbajnë në lojë kur duhen zhvilluar edhe 2 xhiro në Serie A.

Për lacialët është edhe një ndeshje më shumë përfshi sfidën e prapambetur me Torino. Atalanta e Milan mund ta sigurojnë kualifikimin për Championsin e ardhshëm këtë fundjavë nëse fitojnë takimet respektivisht me Genoa e Cagliari, pa pritur sfidën direkte që kanë në fund. Të dy ekipet kanë rezultate në favor me Juventus që renidtet në vendin e pestë.

Më delikate situata e Napoli e Juve që ndahen nga 1 pikë nga njëri-tjetri. Napolitanët janë më të favorizuar, pasi kanë një kalendar më të lehtë me sfidat ndaj Fiorentina dhe Verona. Juve duhet të luajë me Inter që edhe pse ka siguruar titullin nuk po toleron dhe Bologna.

Edhe Lazio shpreson matematikisht falë fitores 1 – 0 të arritur me Parma edhe me ndihmën e Strakoshës që u kthye në portë pas 19 javësh mungesë. Përveç Torino do të kenë edhe derbin me Roma dhe sfidën me Sassuolo.

Tv Klan