Operacion i përbashkët në Shqipëri dhe Itali

Pesë shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane për goditjen e një grupi të trafikut të drogës. Aksioni i koduar “Car Sharing” u krye njëkohësisht në dy vendet, ku në Shqipëri u arrestuan dy persona.

Ata janë Klevis Çela 34 vjeç nga Karbunara e Lushnjes me precendent të mëparshëm penal dhe Shpat Zeqo 35 vjeç nga Lushnja.

Ndërsa në Itali u arrestuan H. SH. 28 vjeç dhe A. M. 45 vjeç nga Lushnja, si dhe D. T.  28 vjeç nga Durrësi,  të tre me banim të përkohshëm në Itali.

Në kërkim është shpallur edhe shqiptari tjetër E.H. me banim të përkohshëm në Itali. Të gjithë këta persona kanë

Nga periudha Gusht 2017 deri në Mars 2018, Klevis Çela në rolin si organizator, koordinator dhe përgjegjës i aktiviteteve kriminale të grupit që u godit mëngjesin e sotëm, negocionte me tregtarët e drogës dhe mbikëqyrte furnizmin me drogë për ta trafikuar në rajonin e Toscanës.

Ndërsa 35-vjeçari Shpat Zeqo në rolin e tij si pjesëmarrës solid brenda grupit kriminal, kontrabandonte lëndën narkotike kokainë dhe ia dorëzonte personave që kishin negociuar më parë.

Gjithashtu ky shtetas ishte i ngarkuar për të mbledhur para nga kontrabandistët vendas dhe konsumatorët. /tvklan.al