116 të shtruar në spital, 18 në gjendje të rëndë

Koronavirusi ka regjistruar sërish jetë të humbura në 24 orët e fundit. 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me këtë virus dhe kanë ndërruar jetë pas disa ditësh në reanimacion.

“Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 76 vjeçare nga Shkodra, dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar; një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçar”.

Përhapja e koronavirust vijon në të gjithë vendin. 124 raste të reja janë identifikuar në 24 orët e fundit me anë të testimeve të kryera nga laboratori i Institutit të Shëndetit Publik.

“33 raste në Tiranë, 19 në Elbasan, 9 në Mirditë, 8 në Lushnje, nga 7 raste Fier, Krujë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Divjakë, 3 në Tropojë, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Pukë, nga 1 rast në Kavajë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos”.

Disa prej rasteve të reja kanë patur nevojë për trajtim të specializuar mjekësor e për pasojë janë shtruar në spital.

“Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar”.

Që prej fillimit të epidemisë në vendin tonë janë infektuar me Covid-19, 6 151 persona prej të cilëve 3 268 janë shëruar, ndërsa janë ende aktivë dhe po trajtohen nga mjekët e familjes 2 735. Fatkeqësisht, 189 persona nuk e kanë fituar betejën me këtë virus dhe kanë ndërruar jetë.

Tv Klan