Udhëtarët e vaksinuar apo me test negativ nuk do të karantinohen

Në ishullin grek të Rhodos-it, hotelierët janë të zënë me punët përgatitore në prag të sezonit turistik.

Pavarësisht masave kufizuese dhe hapjes së sezonit më 14 Maj, vendi është i hapur për udhëtarët nga Bashkimi Europian, ShBA-ja, Britania, Serbia, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët nuk do të kenë nevojë të karantinohen nëse janë vaksinuar apo paraqesin rezultatin negativ të testit për COVID-19.

George Tselios, menaxheri i përgjithshëm i hotelit Sun Beach thotë se përgatitjet po kryhen në mënyrë që sturktura të hapet sapo qeveria të miratojë protokollet.

Rhodos, i cili e çel sezonin që në Mars dhe e vazhdon deri në Tetor, tani ka çdo gjë të mbyllur. Shumica e resorteve luksoze janë të mbyllur që prej vitit 2020, kur Greqinë e vizituan 7.4 milionë turistë, kundrejt 31.3 milionë në 2019.

Turizmi është jetik për vendin që vitin e kaluar rrëshqiti në recension dhe ashtu si shumë ishuj, Rhodosi, është i varur prej tij. Qeveria në Athinë thotë se këtë vit është e përgatitur dhe synon mbajtjen në kontroll të pandemisë nëpërmjet testimeve dhe vaksinimit masiv.

“Kemi më shumë mjete dhe të dhëna në dispozicion. Këtë vit kemi vaksinat dhe besoj do të ofrojmë një shërbim më të mirë se vitin e kaluar,” tha George Hatzimarkos, guvernatori i rajonit më të populluar, Egjeut të Jugut, që përfshin edhe ishujt Mykonos dhe Santorini.

Rezervimet janë të pakta dhe shumica për periudhën Gusht-Tetor.

Klan News