Autoritetet janë shprehur se Ebrahim Raisi do të rrisë aktivitetet bërthamore në të gjithë vendin

Izraeli ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare duhet të ketë shqetësime serioze në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të zgjedhur të Iranit, Ebrahim Raisi. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Izraelit, bëri të ditur se Raisi është presidenti më ekstremist i Iranit. Ai gjithashtu paralajmëroi se udhëheqësi i ri do të rrisë aktivitetet bërthamore të Iranit.

Ebrahim Raisi u shpall fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Iranit, në një garë që u pa gjerësisht se ishte krijuar për ta favorizuar atë. Ai pritet të marrë detyrën në muajin Gusht. Ebrahim mban një profil në Iran si gjykatësi më i lartë dhe dallohet për pikëpamjet ultra-konservatore. Ai është nën sanksione të SHBA-së dhe ka qenë i lidhur me ekzekutimet e kaluara të të burgosurve politikën në 1980.

Në një deklaratë pas fitores ai premtoi të forcojë besimin e publikut në qeveri dhe të jetë një udhëheqës për të gjithë kombin. Irani dhe Izraeli kanë qenë në një “luftë në hije” për një kohë të gjatë, me të dy vendet që marrin pjesë në veprime të drejtpërdrejta, por deri më tani shmangin konfliktet e gjithanshme. Kohët e fundit, megjithatë, luftimet midis të dyve janë përshkallëzuar përsëri.

Ndërkaq kryeministri izraelit Naftali Bennet është shprehur kundër ardhjes në pushtet të Ebrahim Raisi duke thënë se ai do të sjellë një regjim xhelatësh brutalë me të cilin fuqitë botërore nuk duhet të negociojnë për një marrëveshje të re bërthamore. Situata është komplekse, por një burim i madh tensioni janë aktivitetet bërthamore të Iranit. Irani fajëson Izraelin për vrasjen e shkencëtarit të tij të lartë bërthamor vitin e kaluar dhe një sulm në një nga impiantet e uraniumit në Prill.

Raisi, një kritik i paepur i Perëndimit dhe një aleat i Khamenei, i cili mban pushtetin përjetshëm në Iran, ka shprehur mbështetje për vazhdimin e negociatave bërthamore. Biden ka kërkuar që Irani të frenojë programin e tij të raketave dhe t’i japë fund mbështetjes së tij për përfaqësuesit në rajon, përfshirë Jemenin.

Klan News