Lewis Hamilton siguroi pol-pozishën në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite. Britaniku realizoi kohën më të shpejtë në pistën e Xhedah-ut, e pas tij piloti tjetër i Mercedesit, Valteri Botas, e i treti rivali i Red Bullit, Maks Vershtapen. Holandezi u përplas në kthesën e fundit, ndërsa ishte duke realizuar kohën më të mirë në kualifikueset dhe u ndal.

Koha e mëparshme e Vershtapenit i dha mundësinë të renditej i treti. I katërti u rendit piloti i Ferrarit Çarls Lekrerk, e pas tij ai i RedBullit, Serxhio Perez.

Ky është pol-pozishëni i 103 në karrierën e britanikut dhe i pesti në këtë sezon. Diferenca mes holandezit dhe britanikut në renditjen e pilotëve është 8 pikë, kur kanë ngelur edhe dy gara.

Klan News