Rama: Studentët që fitojnë bursa duhet të kthehen në Shqipëri

30 ish-studentë të Universitetit Bujqësore të Tiranës do të mund të nisin studimet për mbrojtjen e doktoraturës falë një programi të mbështetur nga qeveria gjermane. Por për kryeministrin, veç rëndësisë që ka mbështetja e ekselentëve dhe profesionistëve nga qeveria në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, mendon se duhet të vendosen sanksione për studentët që pasi fitojnë bursa studimi nuk kthehen më në Shqipëri, pavarësisht detyrimit kontraktual që kanë.

Rama, që ka marrë përsipër personalisht binjakëzimin me Universitetin Bujqësorë me universitete me emër në Europë dhe SHBA, mendon se e ardhmja duhet të jetë ndërkombëtarizimi i universiteteve shqiptare.

Kryeministri Rama, që nuk ka asnjë titull shkencor, duke e mbyllur ciklin e studimeve të tij në nivelin Bachelor në Akademinë e Arteve, nuk ndihet inferior në këtë takim me pedagogë dhe akademikë, duke thënë dhe arsyen.

Nuk mungojnë dhe batutat për opozitën dhe lidhjen e gjen te rektori i Universitetit Bujqësor, që Rama thotë se e di dhe për kë voton.

Tv Klan