Së shpejti në treg motori elektrik

Kompania ‘Harley Davidson’ pritet të hedhë në treg një motor elektrik”, ka bërë me dije kompania amerikane. Marka plotësisht elektrike ”LiveWire” do të shënojë një lëvizje të re për të udhëhequr dhe përcaktuar tregun për automjetet elektrike kanë theksuar përfaqësues të kompanisë. Emërtimi ”LiveWire” vjen nga motori i parë elektrik ‘’Harley Davidson”, i cili u zbulua në 2019 në shfaqjen e teknologjisë CES në Las Vegas. Motori ishte një partneritet me kompaninë japoneze të elektronikës “Panasonic”.

“Harley Davidson” për vite është përfaqësuar me imazhin e tij ikonik, por tashmë kompania po kërkon të tërheqë blerës për motoçikletat elektrike dhe produkte më moderne.

Kohët e fundit kompania ka pasur një përmirësim të dukshëm ku në tremujorin e fundit, është rritur me më shumë se 270% nga viti në vit dhe shitjet u ngritën me 10% që përkthehet në 1,4 miliardë dollarë.

Klan News