Dashi-Dielli do të rilindë dhe mjedisi përreth do të ngrohet mjaftueshëm. Përgatituni për një ditë të mbushur me lodhje dhe punë. Në dashuri parashikohet një ditë e mirë, të cilën duhet ta menaxhoni, pavarësisht lodhjes që do të ndjeni.

Demi-Neptuni do të krijojë një klimë harmonie dhe të këndshme në jetën tuaj. Kjo ditë parashikohet t’ju sjellë një sërë problemesh në sferën profesionale. Gjithashtu shëndeti do t’ju shkaktojë jo pak shqetësim. Kërkoni ndihmën e njeriut të zemrës, pasi keni nevojë për kujdes.

Binjakët-Po jetoni një miqësi shumë të fortë dhe intensive, ndaj mos e lini t’ju ikë nga duart. Në dashuri, po përjetoni një histori disi të çuditshme. Në vendin e punës situata paraqitet e qetë, ku nuk do të keni asgjë pse të shqetësoheni.

Gaforrja-Filloni t’i shikoni ngjarjet nga një tjetër këndvështrim. Në dashuri marrëdhëniet nuk po ecin mirë, ndaj duhet të gjeni mënyrën si t’i përballoni ndryshimet. Një raport që zvarritet ose duhet të përmirësohet, ose të mbyllet përfundimisht. Kjo situatë do të ndikojë edhe në sferën profesionale.

Luani-Kujdes me ëndrrat, realiteti mund të jetë zhgënjyes. Bëni mirë të ngriheni herët dhe ta vazhdoni javën siç duhet. Kujdes me ndonjë investim të gabuar. Në dashuri, çdo gjë do të ecë më së miri dhe pa asnjë problem.

Virgjëresha-Është çasti të mendoni më shumë për të ardhmen. Po jetoni një periudhë disi të komplikuar si në familje, dashuri dhe në punë. Duhet të bëni kujdes, pasi situata mund të përkeqësohet. Tregohuni të matur me hapat tuaj.

Peshorja-Dite harmonike dhe e mbushur me emocione të veçanta. Mund t’ju duket e çuditshme, por kjo ditë do t’ju sjellë një situatë mjaft të favorshme në punë dhe me kolegët. Në dashuri, organizoni një mbrëmje me njeriun e zemrës dhe të jeni të sigurtë që do të argëtoheni.

Akrepi-Në dashuri do të jetoni një ditë e cila nuk do të jetë nga më të mirat. Kështu që tregojini më shumë vëmendje njeriut të zemrës, pasi mund ta keni lënë pas dore. Në punë, gjithçka shkon më së miri dhe nuk do ketë probleme.

Shigjetari-Yjet ju nxisin të jeni më të dashur me njerëzit e afërt. Pasioni do të rikthehet sërish në çift. Puna do t’ju dhurojë kënaqësi dhe financat do të vijnë duke u përmirësuar. Për ta mbyllur ditën më së miri, socializohuni e mos qëndroni vetëm.

Bricjapi-Nën ndikimin negativ të Plutonit sot do të shtohen mosmarrëveshjet. Puna ju ka marrë shumë kohë, ndaj ka ardhur momenti që të merrni një periudhë pushimi, ndoshta një udhëtim disa ditor. Kjo gjë do t’i bëj mirë edhe shëndetit, për shkak se nuk po kaloni ditë të mira.

Ujori-Me gjithë përpjekjet që bëni nuk po arrini dot ndryshimin që kërkoni. Jeni futur në një fazë rikuperimi sa i takon sferës profesionale, ku keni kaluar një moment aspak të këndshëm. Në dashuri një person që ishte larguar prej jush po mundohet që t’iu afrohet, vlerësojeni mirë mundësinë.

Peshqit-Ditë e ngarkuar sot. Në sferën profesionale duhet të tregoheni më të matur! Fatkeqësisht në dashuri, nuk do të jeni shumë romantik dhe kjo gjë do të reflektohet. Mendohuni mirë para se të hidhni hapa të mëtejshëm për zyrtarizmin e lidhjes./tvklan.al