Dashi – Bëni kujdes ndaj të papriturave! Hëna ju kundërvihet dhe sjell kriza e tension, sidomos në dashuri. Një ditë aspak e frytshme sa u takon ndjenjave. Mundohuni që t’i menaxhoni sa më mirë situatat, në mënyrë që të mos përfundoni në debate.

Demi – Saturni do ketë ndikim të drejtpërdrejtë sot në jetën tuaj. Dashuria e parë që duhet të ndjeni, është ajo ndaj vetes dhe vetëm kështu mund t’i doni të tjerët dhe të jepni më shumë. Ndikimi i favorshëm i Venusit, parashikon lindjen e ndjenjave të reja pozitive. Kushtojuni më shumë kohë emocioneve.

Binjakët – Venusi ju bën më bashkëpunues sot. Por bëni kujdes me shpenzimet! Parashikohet një humbje e ndjeshme! Ndikimi i kundërt i Neptunit, parashikon krizë, ndaj tregohuni më të matur lidhur me situatën financiare. Kjo krizë pritet të reflektohet edhe në raportin në çift.

Gaforrja – Do të merrni vendime të mëdha. Ka ardhur momenti që të lini pas krahëve krizën dhe të reagoni për të ecur përpara, mjafton që të përqendroheni në gjetjen e shkakut që ju ka prishur humorin. Në vendin e punës do të ndiheni të nënvlerësuar, ndaj bëni kujdes për të rifituar terren.

Luani – Ditë tërësisht e qetë ka për të qenë kjo e sotmja. Përfitoni nga kuadri i favorshëm i yjeve dhe veproni. Kushtojini më shumë kohë vetes tuaj dhe partnerit/es, duke i dhënë jetë fushës së ndjenjave. Parashikohet që të ndodhë diçka pozitive.

Virgjëresha – Po shkoni drejt një kursi përplasjeje në sferën personale dhe profesionale. Lëreni zemrën të lirë gjatë kësaj dite, pasi vetëm kështu do mund që të jetoni diçka vërtetë speciale. Nëse keni qenë shumë të zënë me punën kohët e fundit dhe e keni lënë pas dore jetën private, gjërat do të ndryshojnë.

Peshorja – Po mendoni seriozisht për të ardhmen. Gjatë kësaj dite jo çdo gjë do të shkojë ashtu siç ju dëshironi. Këshillohet që të mos jeni shumë të nxituar me marrjen e vendimeve, por të reflektoni më mirë. Situata sentimentale pritet të ketë një përmirësim të lehtë.

Akrepi – Tregohuni të kujdesshëm sot, me Mërkurin mbrapsht jo çdogjë do të shkojë sipas planit. Yjet do të kenë ndikim të favorshëm, duke ju furnizuar me energji dhe ndjesi pozitive. Megjithatë parashikohet që të ketë një situatë sqaruese dhe ballafaqimi. Historitë e dashurisë, do të nisin rikuperimin.

Shigjetari – Yjet ju japin qetësi sot. Do të jetë një ditë e cila parashikon rikuperim total për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohen të reja të rëndësishme, sa i takon dashurisë, lidhjeve të reja, apo pajtimeve. Mësoni të shpenzoni me kursim.

Bricjapi – Për pak kohë do të jeni nën ndikimin jo të favorshëm të Mëkurit i cili ka hyrë tani në orbitë të kundërt. Përqendroni të gjitha fuqitë tuaja, për të kaluar momentet e tensionit që po jetoni. Me ndikimin e favorshëm të Saturnit dhe Mërkurit, do t’ia dilni. Për ata që janë vetëm, parashikohen zhvillime të rëndësishme.

Ujori – Yjet ju favorizojnë mjaft në dashuri. Më në fund do arrini të shijoni momente të kënaqshme. Parashikohen rikuperime në vendin e punës dhe disa nisma të reja, të cilat nuk duhen lënë në mes. Ditë e paqëndrueshme sa u përket financave.

Peshqit – Do të pushtoheni nga dëshira për të shfaqur hapur ndjenjat dhe do të ndjeni nevojën për rikuperim. Kushtojani të gjithë energjinë tuaj rilindjes së brendshme. Pasione të reja do të lindin për beqarët. Kujdes me financat, veçanërisht nëse keni pasur vështirësi kohët e fundit.