Dashi-Për shkak të Diellit në pozicion të kundërt me Marsin, mund të keni vështirësi në raportet sociale. Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme të së kaluarës dhe kjo gjë nuk po ju lë të qetë. Kjo vlen edhe për dashurinë.

Demi-Duhet të rigjeni energjinë dhe qetësinë. Keni një mijë projekte në kokë, të cilat duhet t’i çoni përpara me pasion. Sa i takon punës, parashikohen disa ndryshime, të cilat pritet të sjellin dobi. Do të ndjeni nevojën për t’iu përkushtuar familjes. Sa i takon dashurisë, mos u fiksoni pas personit të gabuar.

Binjakët-Po shënoni rikuperime pas një sërë problemesh gjatë muajve të kaluar. Kjo ditë nuk është idealja, pasi nuk do të jeni në humorin e duhur si për sa i takon punës ashtu edhe dashurisë. Ndoshta problemet vijnë për shkak të disa kundërshtive në ambientin që ju rrethon.

Gaforrja-Marsi në kundërshti të plotë me Diellin do ta bëjë këtë ditë shumë stresuese e aspak pozitive, ku do të ketë disa momente tensioni. Do të donit të ndryshonit diçka në jetën tuaj por nuk po ja arrini. Mundohuni të rikuperoni disa raporte me persona të cilët i keni lënë pas dore.

Luani-Hëna në trekëndësh me Diellin dhe Venusin, do arrijë t’iu dhurojë kurajë. Parashikohet një ditë pozitive dhe e mbushur me energji, gjatë së cilës do të mendoni për të ardhmen. Duke qenë se yjet iu favorizojnë, mund të përfshiheni lirisht në projekte të reja. Do të jeni të mbushur me entuziazëm.

Virgjëresha-Marsi do të arrijë të lëkundë trekëndëshin me Diellin dhe Venusin. Kjo ditë do t’iu gjejë të mbushur me energji. Shihni përreth pasi keni disa yje që ju mbështesin dhe favorizojnë takimet lidhur me punën por edhe ato sentimentale. Duhet të jeni gati për të t’u përballur me disa risi, pasi do të jenë pozitive.

Peshorja-Gjatë pasdites, Hëna do të hyjë në shenjën tuaj. Gjatë kësaj dite bëni mirë të rrini të qetë, sidomos nëse dikush po mundohet që t’iu vendosë shkopinj nën rrota. Në fund do të rezultoni fitues edhe pse keni ende disa probleme për të rikuperuar.

Akrepi-Marsi do të qëndrojë gjithnjë e më larg shenjës suaj, por frytet e dëshiruara do t’i japë në fushën e ndjenjave. Mundohuni që të kuptoni se kush janë personat më të rëndësishëm për ju dhe kush janë ata që duhet të largoni nga jeta juaj. Ka ardhur momenti për të bërë zgjedhje në dashuri.

Shigjetari-Marsi do të ketë një pozicion të brishtë ndaj Hënës dhe do të dhurojë një ditë pa tepri emocionale. Dita nuk do të jetë aspak pozitive, ndaj lëreni që të ikë. Megjithatë kjo mbetet një periudhë e mirë sa i takon konfirmimeve në punë, ku do të përjetoni momente suksesi.

Bricjapi-Kjo ditë do të jetë vërtetë pozitive për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do të ndihen gati që të përfshihen në projekte të reja. Yjet ju favorizojnë, veç bëni kujdes ndaj ndonjë problemi të papritur që mund t’ju dalë përpara.

Ujori-Kjo ditë do jetë e veçantë dhe e mbushur me ngjarje të shumta. Parashikohet një ditë mjaft pozitive për ndjenjat, ndërsa në punë nuk do të jetoni momentet më të mira. Mundohuni që të gjeni një mënyrë për t’u relaksuar dhe për të mposhtur lodhjen dhe stresin e akumuluar.

Peshqit-Ditë pozitive dhe më e mbushur nga sa e prisnit. Mbani mbi supe disa brenga të së kaluarës. Në nivelin emocional dhe sentimental jeni përballur me disa ndryshime, ndoshta edhe konflikte. Ka ardhur momenti që të shihni përpara./tvklan.al