Dashi – Mos u nxitoni për asgjë sot. Do të keni mundësi të pushoni paksa. Do të qëndroni nën praninë e familjarëve tuaj, çfarë do t’ju kënaqë pamasë. Ka gjasa që ta shkelni dietën ushqimore, megjithatë është e tolerueshme nëse nuk e teproni.

Demi – Nuk do të arrini dot të ruani një marrëdhënie të qetë në çift sot. Megjithatë mos rrezikoni duke kaluar limitet. Financat, dashuria dhe karriera do të kërkojnë balancim dhe ndërmarrjen e hapave seriozë. Mos u mbështetni vetëm tek të tjerët për të zgjidhur problemet tuaja.

Binjakët – Mendoni në çdo moment si ta bëni tjetrin të ndihet sa më mirë dhe kjo gjë e bën lidhjen tuaj për ta pasur zili. Po të mendoni shumë rreth marrëdhënies suaj në dashuri dhe po përpiqeni të merrni një vendim. Mos u bëni pjesë e thashethemeve, pasi ka gjasa të përfshiheni në një konflikt.

Gaforrja – Nuk do të arrini t’i sqaroni të gjitha problemet. Në jetën e Gaforreve sot mund të ngrihet një çështje e rëndësishme. Ka mundësi që t’ju duhet të zgjidhni mes profesionit, të ardhmes në familje ose do t’ju duhet të mendoni seriozisht për shtëpinë. E gjitha kjo situatë do t’ju lodhë shumë psikologjikisht.

Luani – Të nxitur nga planetët jeni gati të falni. Disa Luanë do të kenë dëshirë të bëjnë aventura. Çdo hap që do të ndërmerrni apo çdo fjalë që do të thoni, mendojeni mirë. Shmangni takimet e dyshimta apo përfshirjen në një marrëdhënie të dyshimtë. Mos u përfshini në gjëra jo profesionale.

Virgjëresha – Do të jeni gjithë kohës të irrituar dhe për gjënë më të vogël do të konfliktoheni. Virgjëreshat duhet të zhvillojnë shumë takime. Sa i përket jetës personale, mund të përjetoni një moment të pakëndshëm me partnerin/partneren tuaj. Vëmendja që ai/ajo do t’ju kushtojë do të jetë minimale.

Peshorja – Tregoheni vazhdimisht tolerantë dhe të kuptueshëm. Sot është dita juaj me fat. Kjo është edhe arsyeja pse ndiheni të lumtur dhe të pamposhtur. Do të jeni shumë bujar ndaj të tjerëve dhe kjo do t’ju kthehet me të njëjtën monedhë.

Akrepi – Vazhdoni të jeni të pushtuar nga ideja e ndryshimeve radikale. Disa Akrepë do të kenë një ide rreth mënyrës sesi mund të ndryshojë jeta e tyre. Mos i merrni menjëherë për bazë këto mendime. Është e rëndësishme që nëse keni ndërmend të merrni ndonjë vendim, mendoni një plan strikt.

Shigjetari – Ditë me fat sot në marrëdhëniet personale. Mund të nisni një marrëdhënie të re romantike, por ekziston edhe mundësia për t’iu rikthyer lidhjes suaj të vjetër. Sa i përket anës profesionale, do të jetë një ditë rutinë.

Bricjapi – Sot flisni hapur për problemet që ju kanë dalë kohët e fundit. Përpiquni të korrigjoni gabimet dhe të largoni konfuzionin nga jeta juaj personale. Duhet gjithashtu, të kujtoni sesa e rëndësishme është të kënaqësh të tjerët. Bëni kujdes të mos i ktheheni një konflikti të vjetër.

Ujori – Ditë pozitive edhe pse pasioni dhe surprizat nuk do të jenë ashtu siç i prisnit. Ujorët duhet t’i kontrollojnë me kujdes mendimet e tyre. Shmangni pesimizmin dhe kritikat e shumta ndaj të tjerëve. Kushtojini vëmendje partnerit/partneres suaj dhe mos neglizhoni as familjarët. Në fund të ditës mund t’ju vijë një surprizë e këndshme.

Peshqit – Ndonëse ju pret një ditë e ngarkuar, planetët do t’ju qëndrojnë pranë. Edhe pse do të lodheni shumë, ka gjasa të mos arrini rezultatet që dëshironi. Sa i përket jetës personale, do të përjetoni një atmosferë krejtësisht ndryshe. Është dita e duhur për të shprehur ndjenjat tuaja.