Dashi-Sot planetët do t’ju ndihmojnë ta forconi me tej lidhjen tuaj. Në përgjithësi kjo ditë është komplekse. Venusi do t’ju mbajë në tension të vazhdueshëm. Bëni kujdes ndaj debateve dhe mundoheni që të mos ju dalë situata nga kontrolli.

Demi-Plutoni është planeti që do t’ju nxitë të jeni më shprehës. Edhe nëse kjo është një ditë pozitive në tërësi, bëni kujdes nga nervozizmi dhe mundohuni që të ruani qetësinë. Ky është muaji i dashurisë dhe nëse jeni të përfshirë në një lidhje të rëndësishme, ka ardhur momenti që të bëni projekte të mëdha.

Binjakët-Prisni edhe pak kohë për të bërë ndryshime të mëdha në jetë. Gjatë kësaj dite, Hëna do të ketë një ndikim shumë të favorshëm, pavarësisht ndikimit negativ të Plutonit. Kjo është një ditë mjaft e mirë për të bërë propozime dhe për të përfituar më tej prej tyre.

Gaforrja-Jeni të prirur për aventura të jashtëzakonshme. Të lindurit e kësaj shenje duhet të bëjnë kujdes, sidomos në rast kur janë të përfshirë në histori paralele. Bëni kujdes të mos hidhni hapa të gabuar, për shkak se po përjetoni një javë mjaft të tensionuar. Sfera sentimentale do të jetë shumë herë më e mirë.

Luani-Tregohuni më realiste sot dhe pranoni gabimet që keni bërë kohët e fundit. Sot mundohuni që të shmangni përplasjet, dhe mos këmbëngulni vetëm në mendimin tuaj. Të paktën sot hiqni dorë nga dëshira e protagonizmit. Në dashuri, rikuperimi do të vijë vetëm në ditët në vijim.

Virgjëresha-Do të jetë një ditë mjaft e rëndësishme sa i takon sferës sentimentale. Nga ana tjetër, ndikimi pozitiv i Venusit, do të sjellë përmirësime në çdo drejtim. Sa i takon punës, prisni momente më të mira për të hedhur hapa të rëndësishëm.

Peshorja-Nuk do të mungojnë debatet e forta për disa çështje me rëndësi të madhe. Parashikohet një ditë neutrale, pas ditëve të vështira në raport me situatat që ju rrethojnë. Si në punë ashtu edhe në dashuri parashikohet që të ketë tensione, ndaj mundohuni të shmangni veprimet e pamatura.

Akrepi-Kjo ditë nuk do të jetë aspak siç e dëshironi, për shkak të humorit të keq në sferën sentimentale. Mundohuni që të mos kërkoni shumë nga vetja si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Në ditët në vijim, rikuperimi do të jetë i ndjeshëm.

Shigjetari-Qëndroni sot më pranë njerëzve dhe dëgjojini më me vëmendje. Parashikohet një ditë e ngadaltë. Përfitoni për të hedhur ndonjë hap më shumë ose për të pushuar. Vetëm këto ditë mund të rimerrni ritmin e duhur.

Bricjapi-Një ditë shumë më pozitive sot. Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar, në sajë të ndikimit të favorshëm të Venusit. Në punë bëni pak durim, pasi ndryshimet do të ndodhin pas gjysmës së muajit. Po ashtu duhet të tregoni kujdes në raportin me të lindurit e gaforres dhe peshores.

Ujori-Gjatë kësaj dite keni Hënën në favorin tuaj. Bëni kujdes veç me polemikat e tepërta dhe pa arsye. Kjo ditë është mjaft e rëndësishme edhe sa i takon ndjenjave, por konfirmimet e vërteta duan javë që të vijnë.

Peshqit-Ndjeni ende ndikimin e një periudhe të vërtetë në dashuri, por gjatë kësaj dite do të rigjeni qetësinë. Hap pas hapi nën ndikimin e favorshëm të yjeve, do të arrini të dilni nga një situatë e vështirë që keni kaluar në muajin janar. Ky është momenti për të kthyer faqe./tvklan.al