Dashi-Në qendër të ditës së sotme do të jetë dashuria dhe partneri. Tregoni vëmendjen maksimale ndaj personit që keni në krah dhe shijoni me të çdo moment. Ditët që vijnë shfaqen mjaft interesante.

Demi-Dita e sotme do të jetë pika e njohjes së një procesi ku keni qenë duke lëvizur shpesh. Gjithashtu do të nisni një marrëdhënie të re. A mund të jetë kjo nisja e një procesi të ri? Pyetja do të marrë përgjigje me kalimin e kohës.

Binjakët-Sot mund të humbisni diçka që e çmoni vërtet. Bëni kujdes edhe në mos plotësimin e angazhimeve të ndërmarra kohë më parë dhe përpiquni të jeni të përpiktë në takime.

Gaforrja-Marsi do ua shtojë edhe më tepër dëshirat seksuale gjatë kësaj dite dhe ju do ndiheni sikur jeni mbi re në krahët e partnerit. Financat do i menaxhoni me shumë kujdes dhe maturi.

Luani-Një mbrëmje me miqtë, larg zhurmës së qytetit apo ambienteve të zakonshme do të ishte mënyra më e mirë për ta mbyllur fundjavën. Organizoni diçka ndryshe dhe ftoni të gjithë ata që keni kohë pa takuar.

Virgjëresha-Moment ideal për t’ju përkushtuar profesionit tuaj të ëndërruar. Përpiquni të jepni maksimumin në një takim pune, pasi do t’ju vlejë për gjithë jetën. Ana sentimentale është pjesa më e bukur e jetës deri më tani.

Peshorja-Të gjitha mendimet tuaja sot do jenë të fokusuara te jeta juaj sentimentale. Kuptoni që privatësia është e shenjtë për çdo kënd.

Akrepi-Mund të ndjeni sikur ditët e fundit janë turbulluese. Keni për tu menduar shumë dhe nuk dini si të ndryshoni qëndrimin. Vetëm pushimet mund t’ju shpëtojnë nga këto situata.

Shigjetari-Çdo herë që keni konflikte me dikë, rini orë të tëra ta sqaroni se pse ai e ka gabim. Kjo është dicka shumë e mirë dhe për tu vlerësuar, por duhet të kuptosh që jo të gjithë janë mësuar ti balancojnë gjërat.

Bricjapi-Do t’i kushtoni rëndësi lidhjes që keni krijuar dhe marrëdhënia me partnerin do të jetë e mrekullueshme. Financat do të jenë të mira, por tregoni të matur dhe mos shpenzoni më shumë seç duhet.

Ujori-Mos flisni më shumë seç duhet, mund të futeni në telashe. Ndonëse qëllimi mund të jetë i mirë, ndonjëherë një fjalë më shumë mund të bëhet shkak për konflikte të panevojshme.

Peshqit-Ditë “anonime”, të paktën kështu do të mbetet deri pasdite kur Hëna të kalojë brenda shenjës tuaj. Impenjimi me disa punë, do t’ju bëjë të harroni që në mbrëmje keni lënë një takim me partnerin tuaj. Harresa juaj nuk do të ndikojë mirë në marrëdhënien tuaj./tvklan.al