Arrestohet 21-vjeçari, procedohet një i mitur

Një 21-vjeçar me iniciale E.B. është arrestuar nga policia për posedim të municioneve. Në banesën e tij në Maliq, uniformat  blu gjetën dhe sekuestruan 517 fishekë luftarakë dhe 10 karikatorë fishekësh, të cilat posedoheshin pa leje.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe një 17-vjeçar me iniciale Z.Xh., i cili dyshohet se ka patur dijeni për vendndodhjen e municioneve dhe nuk ka denoncuar në polici.

Punojnësit e policisë kishin marrë informacion për sasinë e municioneve të cilat posedoheshin nga 21-vjeçari.

Materialet për këtë ngjarje  i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme. /tvklan.al