Anëtarët e jurisë së “Dance Albania” në Tv Klan dhe moderatorja Alketa Vejsiu kanë vlerësuar për punën dhe përkushtimin koreografen e spektaklit të kërcimit Enada Hoxhën.

Pas fjalëve të jurisë së “Dance Albania”, artisja Enada Hoxha nuk i ka mbajtur dot lotët nga emocionet.

Alketa Vejsiu: Shumë orë pune kanë qenë për të, e vetme në këtë spektakël vallëzimi, kështu që nga një fjali për Enada Hoxhën, koreografen e këtij spektakli.

Klaudia Pepa: Kam qenë shumë e vogël kur kam adhuruar Enada Hoxhën dhe sot e kësaj dite kam shumë respekt dhe shumë vlerësim për të dhe mbetet ikona e baletit shqiptar.

Ilir Shaqiri: Nuk është e lehtë të prezantosh një personazh, një balerinë si Enada sepse përmbedh të gjithë atë që është mundi, pasioni i kërcimit. Gjithsesi, Enada mendoj ia ka dalë jashtëzakonisht mirë këtë edicion të formulojë gjithë atë që është globalisht baleti në gjithë dimensionet e saj dhe i uroj vetëm suksese.

Ermal Mamaqi: Mund të them që Enada nuk ka kuptim pa Gertin dhe të 2 këta janë një çift model dhe nëse do të thoja diçka për Enadën është mishërimi i asaj që sakrifica shpërblehet. Respekte Enada! /tvklan.al

/tvklan.al