1013 monitorime, 832 individë dhe 181 subjekte të këshilluar

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor thotë se ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në terren për mbajtjen e maskave dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në një njoftim për mediat, ky Inspektorat thotë se “në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në Tiranë u këshilluan 832 individë për mbajtjen e maskës dhe u monitoruan 181 subjekte të ndryshme për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19”.

“Nga fillimi i vitit 2021 janë kryer 76 928 inspektime dhe monitorime në subjekte të ndryshme dhe janë këshilluar 55 896 individë. 1 Masë Administrative me gjobe dhe 33 Vendime të Ndërmjetme per mbyllje aktiviteti janë marrë për subjekte të cilët janë konstatuar në shkelje të ligjit”, thuhet në njoftim.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor shprehet se inspektimet dhe monitorimet e inspektorëve shëndetësorë do të vijojnë pa ndërprerje në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve dhe individëve me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve./tvklan.al