Interi barazoi 2 – 2 me Cagliari në javën e 32 të kampionatit italian. Diferenca me Milanin që e mbylli me rezultatin 3 – 3 takimin në fushën e Sasuolos mbetet 14 pikë.

Serisë A i kanë mbetur edhe 6 jave për të zhvilluar, por Interi mund të sigurojë titullin nëse fiton derbin e Milanos më 22 Prill.

Po të dielën Napoli barazoi 2 – 2 me Frozinonen.

Takimi Udineze – Roma u ndërpre para se të mbyllej koha e rregullt, pasi në minutën e 71′ mbrojtësi Ndicka i ekipit kryeqytetas u shemb në fushë, duke vendosur dorën në kraharor.

Ai u shoqërua në spital për kontrolle që konfirmuan që nuk ishte një infarkt dhe lojtari është mirë.

Tv Klan