Ish-arbitri Kridens Meta, në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, bëri moviolën, për ndeshjen Gjermani-Skoci.

Sipas tij, arbitri Clément Turpin, merr notë jo kaluese, për vendimet e gabuara në fushë. Meta u ndal kryesisht te rasti i penalltisë, ku tha se duhet ta kishte parë që në momentin në fushë pa shkuar në VAR.

“I vetmi person që mund të komunikojë me arbitrin, është kapiteni, të tjerët ndëshkohen me të verdhë.

Në minutën e 24-t McGregor, duhej ndëshkuar me karton të verdhë, por arbitri e fali, për ndërhyrjen ndaj Gundogan.

Në minutën e 25-të, arbitri akordoi penallti, por nga VAR-i, iu tha për një faull jashtë zone. Nuk është detyrim që arbitri të shkojë në VAR, pasi protokolli e lejon të njoftohet për faull jashtë zone.

Te rasti i penalltisë, arbitri gaboi duke dhënë goditje këndi. VAR, e thërriti, duke i treguar pamjet. Ndërhyrja ishte direkt në këmbë te Gundogan. Abirti ishte në vend shumë të mirë dhe nuk e pa. Arbiti merr notë jo kaluese, ndoshta 7-8.”, deklaroi Kridens Meta.

Të gjitha ndeshjet e Euro 2024, do të keni mundësinë t’i ndiqni ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan/ tvklan.al