Luciano Spalletti beson se skuadra tij do të tregojë vlerat e saj ndaj Shqipërisë. Tekniku italian vlerëson futbollistët kuqezi pasi pjesa një pjesë e mirë e tyre luan në Serie A.

“Sylvinho është treguar i zoti në krijimin e këtij ekipi dhe ne luajmë kundër lojtarëve që e njohin mirë futbollin tonë dhe kanë cilësi, na e kanë treguar në kampionatin tonë. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Por jam i bindur se ekipi ynë do të jetë në gjendje të tregojë atë që dëshiron të bëjë”, tha Spalletti.

Ndërsa kapiteni Donnarumma shkon më në detaje.

“Kjo është sfida më delikate sepse jemi në një grup të vështirë dhe nuk mund të gabojmë në debutimin tonë. Ata janë të shpejtë, kanë një lojë të mirë dhe nesër nuk mund të luajmë me 79-80%, por ne do duhet të jemi në 100%. Duket të bëjmë presing sepse ata mund të na lëndojnë në kundërsulm. Loja mund të fitohet edhe në minutën e fundit”, tha ai.

Italia do të zhvillojë paraditen e së shtunës një seancë të lehtë stërvitore ku pritet të përcaktohet edhe formacioni titullar kundër Shqipërisë.

Tv Klan