Në kryeqytet po bëhen përgatitje që qytetarët të mund të shohin në shesh kampionatin evropian Euro 2024.

Shumë qytetarë të Kosovës ja kanë mësyrë Gjermanisë për të parë nga afër ndeshjen, e shumë të tjerë kanë mbetur që atë ta shohin nga ekranet televizive. Megjithatë shpresa që Shqipëria të arrijë sa më larg mbeten të mëdha.

“Shpresojmë që të ketë një sukses deri në gjysmë finale ka me shku”.

“Patjetër që po, ëndrrat tona tek kombëtarja gjithmonë kanë qenë dhe do të jenë”.

Edhe lokalet janë përgatitur për Kampionat Evropian, madje në ndeshjet e Shqipërisë me ekipet kundërshtare kanë përfunduar pothuaj të gjitha rezervimet.

Tv Klan