Inter zyrtarizmi blerjen më të re, Diego Godin. Marrëveshja ishte arritur që në janar por tashmë mori efekt dhe klubi njoftoi mbërritjen e futbollistit uruguajan në San Siro. Me zikaltrit mbrojtësi ka nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2022.

Godin luajti për 9 sezone me Atletico Madrid, më të cilët arriti të fitonte titullin kampion në Spanjë, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës dy herë Europa League si dhe tre trofe të Superkupës së Europës. Futbollisti garoi me këtë skuadër dy herë në finalet e Champions pa mundur të siguronte kupën në Itali mendojnë se eksperienca e tij do ti shërbejë Interit dhe duket se Antonio Conte e ka projektuar si shtyllën e repartit të mbrojtjes.

Nuk mbetet pas as Juvetusi. Zonja e vjetër zyrtarizmi arritjen e marrëveshjes me mesfushorin francez Adrien Rabiot, i cili ishte pjese e PSG. Lojtarit i përfundoi kontrata me parizienet dhe Juve mundi ta afronte ne skuadër me parametra zero.

Mesfushori zbarkoi një ditë më parë në Torino ndërsa këtë të hënë kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe tashmë është i gatshëm për tu vënë nën urdhrat e Mauricio Sarrit.

Tv Klan