Napoli mundet nga Empoli

Inter parakalon Milanin në renditje pas fitores se thellë 4-0 ndaj Cagliari dhe gjendet e para në renditje me një pikë më shimë se kuqezinjtë. Dy gola u shënuan nga Lautaro Martinez që humbi edhe një penallti. Golat e tjerë u realizuan nga Sanchez dhe Calhanoglu.

Napoli bëri një gabim që mund t’i kushtojë edhe titullin, duke humbur 0-1 në shtëpi me Empolin. Humbja erdhi ne momentin më të papërshtatshëm, atëherë kur Napoli duhej të përfitonte nga barazimi i Milanit.

Lazio u përmbys në transfertë nga Sassuolo me rezultaton 2-1. Strakosha dhe Hysaj luajtën titullarë.

Tv Klan