Zikaltërit në dilemë mes Kostic e Telles, pengesë mbetet Perisic

Një mbrojtës i majtë me aftësi të mëdha sulmuese. Trajneri i ri i Interit, Simone Inzaghi i ka idetë e qarta në prag të nisjes së sezonit 2021-2022. Me largimin e Hakimi dhe Young, zikaltërit kërkojnë profile futbollistësh të denjë për skemën 3-5-2. Që prej hapjes së merkatos shumë emra janë anuluduar, me pengesë që mbetet Ivan Perisic.

Kroati nuk bën pjesë në skemën e Inzaghi dhe kontrata që skadon Verën e ardhshme mund ta dërgojë larg Milanos. Heqja dorë nga një futbollist me pagë 4.5 milionë euro do ishte një tjetër zgjidhje e mirë. Momentalisht asnjë ofertë për të nuk ka mbërritur, por te Inter janë optimistë për një largim të tijin.

Në këtë mënyrë, zikaltërit po mendojnë për pasuesin e tij, i cili mund të jetë mes Filip Kostic apo Alex Telles, emër i njohur në “Giuseppe Meaza” pasi në të kaluarën ka luajtur për Interin. Si Kostic ashtu edhe Tejes janë të lirë të largohen nga klubet respektive, Eintracht Frankfurt e Manchester United, por duke “shitur” kartonin  e tyre tek një tjetër klub dhe jo në formulën e huazimit.

Klan News