Me vendin e katërt të hipotekuar tashmë tek Interi po mendojnë për sezonin e ardhshëm. Do ketë emra të rinj që do të afrohen në skuadër, por sigurisht që do ketë edhe nga ata që do largohen. I pari që mund të lerë zikaltrit është trajneri Luciano Spalleti.

Skuadra ka patur mjaft ulje-ngritje gjatë këtij sezoni, aq  sa që vuri në dyshim kualifikimin në Champions  deri në sekondën e fundit. Për këtë, një pjesë të përgjegjësisë ka edhe Spaleti. Mediat italiane shkruajnë se Antonio Conte pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri brenda pak ditëve.

Tekniku italian ka patur një takim me presidentin zikaltët dhe mendohet mes tyre ka një marrëveshje që fillimisht do të jetë prej 3 vitesh. Një tjetër që mund të largohet është edhe Mauro Icardi.

Mes argjentinasit dhe drejtuesve akoma nuk është shkrirë i gjithë akulli që u akumulua gjatë muajt Shkurt dhe në rast se palët do qëndrojnë në pozicionet aktuale atëherë më shumë mundësi ish kapiteni mund të zgjedhe të largohet.

Presidenca zikaltër po nis të bëjë gati fondin e merkatos për tu përforcuar për vitin tjetër. Ivan Rakitic është një dëshirë e madhe për mesfushën. Zikaltrit janë të interesuar edhe për Christian Eriksen të Totenham, por për të arritur tek Danezi duket e vështirë pasi klubi londinez kërkon të poaktën 200 milionë euro. Ndërkohë që në korrik me skuadrën pritet të bashkohen Diego Godin dhe mesfushori i Cagliarit, Nicolo Barrela.

Tv Klan