Jeff Bezos bëri një shaka në Twitter me Leonardo DiCaprio të hënën pas një videoje që u bë virale.

Në video ishte filmuar e dashura e tij Lauren Sanchez, e cila po e shihte Leonardon me admirim.

Leo eja këtu, dua të të tregoj diçka”, shkruajti Bezos tek një foto me një sinjal rrugor “Rrezik! Shkëmb i thepisur, rënie fatale”. 

Postimi i miliarderit ishte një përgjigje për videon e filmuar nga “Barstool Sports” ku ishin Jeff Bezos dhe e dashura e tij Lauren Sanchez duke takuar aktorin e njohur.

Fituesi i çmimit Oskar është mbi 180 cm i gjatë, kurse Bezos vetëm 172 duke bërë që shumë persona të bëjnë shaka me diferencën e tyre kur u takuan./tvklan.al