Ndodhet në Australi, po pushon në rezidencën 56.9 milionë Dollarëshe

Australia nuk bën përjashtime për askënd që hyn në vend sa i takon karantinës së detyruar për Covid-19. Edhe sa i përket yjeve të hollivudit si Julia Roberts, e cila karantinën e saj në Sidnei po e kalon në një rezidencë që kushton 56.9 milionë Dollarë, e që më herët ka qenë në pronësi nga Lachlan dhe Sarah Murdoch.

Aktorja e “Pretty Woman” ndodhet në Australi për xhirimet e filmit të saj të fundit së bashku me George Clooney, i cili gjithashtu është në një tjetër vilë së bashku me gruan e tij, Amal dhe dy fëmijët e tyre për të zbatuar rregullin e karantinës.

Rezidenca ku po qëndron aktorja ka një sipërfaqe prej 4100 metrash katrorë dhe është listuar si një objekt i trashëgimisë kulturore.

“Ticket to Paradise” është komedia që Roberts e Clooney po xhirojnë në kontinentin e largët, ndërsa xhirimet do të zgjasin dy muaj.

Klan News