Pikëpyetjeve të ngritura për raportin miqësor mes Kim Kardashian dhe Beyonce më në fund u jepet përgjigje. Është koleksioni i kësaj të fundit “Ivy Park x Adidas” që i hodhi poshtë hatërmbetjet e mundshme mes dyshes.

Ylli i ‘reality show-t’ “Keeping Up Ëith Kardashians” e tregoi këtë përmes llogarisë së saj në Instagram, ku shprehet: “Më vjen keq që jam kaq me vonesë! Urime Beyonce & Adidas për një koleksion kaq të suksesshëm. I dua të gjitha dhe mezi po pres që t’i vesh”.

Dyshimet e fansave se Beyonce nuk i ka dërguar Kim një pako me produktet e reja bien poshtë. Fjalët u përgënjeshtruan përmes kësaj videoje ku Kim sfilon me produktet e koleksionit të Beyonce.

Klan Plus