Edhe pse i ka munguar skenës muzikore shqiptare me produksionet e saj muzikore, Anjeza Shahini vazhdon të jetë një nga personazhet më të dashur për publikun.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, Anjeza ka bërë të ditur se bashkëshorti i saj feston ditëlindjen. Ajo ka zgjedhur fjalët më të ëmbla në këtë ditë të veçantë për të. Gjithashtu në postimin e saj, Shahini i lutet Zotit që të mbajë syrin e keq dhe virusin larg tyre.

 “Dashnia ime dhe e Torit sot ka ditëlindjen. E çfarë mund ti lutem Zotit për më shumë, përveçse të na i mbaj atë dreq “sy të keq” dhe covid-19 laaaarg”, shkruan bashkëngjitur fotove ku ata shihen mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit dhe vogëlushes së tyre./tvklan.al