Vijojnë lëkundjet e tërmetit në Korçë. Sipas sizmiologëve, pas tërmetit të 1 Qershorit që ishte 5.3 i Shkallës Rihter janë regjistruar edhe mbi 700 tërmete të tjera.

“Ngjarja kryesore e datës 1 Qershor është shoqëruar me një numër të konsiderueshëm pasgoditjesh, mbi 700 ngjarje. Janë lokalizuar 97. Lëvizin nga magnituda 5 deri në 2. Por një ngjarje e tillë me magnitudë 5.3 shoqërohet gjithnjë me pasgoditje”.

Por përveç Floqit dhe Qafëzezën, zona sizmike është zgjeruar në drejtim të Ersekës. Deri tani, nga tërmeti rezultojnë të dëmtuara 180 banesa, ndërsa mbi 200 banorë e kanë kaluar natën në çadër.

Tv Klan