Qytetarët mbeten nga 2 deri në 8 orë pa furnizim

Shaban Bicaj nga Prishtina ka dalë në qytet për të marrë pak rreze dielli pasi që në banesën e tij mungon energjia elektrike. Thotë se mungesa e energjisë elektrike po ua vështirëson jetesën.

Reduktimet e energjisë elektrike po ndodhin me orar në gjithë Kosovën.

Reduktimet sipas njoftimit të Kompanisë kosovare të distribuimit me energji elektrike janë 2 orë pa rrymë e 8 me rrymë. Por qytetarët ankohen se reduktimet janë më të shpeshta.

“Ka reduktime, ne kemi menduar që në ditë do të ndalet 2 orë rryma, por jo çdo 4-5 orë ndalet nga 2 orë”.

Deri më 20 Janar nuk pritet të rikthehet në funksion Blloku B1 për shkak të disa problemeve me turbinën. Pasi që importi i rrymës është shumë i shtrenjtë në këtë periudhë dhe janë duke e importuar vetëm me  mjetet që ka ndarë qeveria janë detyruar edhe të reduktojnë energjinë elektrike me orar.

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se Kosova është në krizë të thellë energjetike ndërsa ka kërkuar të shpallet gjendje emergjente. Ndërsa me një aktivitet simbolik aktivistët e Partisë SocialDemokrate kanë vendosur batanije jashtë objektit të qeverisë së Kosovës. Për krizën energjetike pritet të debatohet të martën në Kuvendin e Kosovës.

Tv Klan