Konfirmohet ndarja e mandateve të deputetëve

140 deputetët e rinj që do të jenë në Shtator në parlament kanë marrë zyrtarisht mandatin 4-vjeçar, në një mbledhje të thirrur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Pjesa më e madhe e të zgjedhurve rikthehen në parlament pas 1 ose më shumë mandatesh të mëparshme, por 60 prej tyre do të ulen për herë në parë në karriget e parlamentin në mënyrë të veçantë nga radhët e opozitës. Më e moshuara do të jetë Luljeta Bozdo nga listat e PS, ndërsa deputetja më e re është 22-vjeçarja Andia Ulliri nga listat e PD.

Ndërkohë deputeti më i vjetër, së bashku me ish-Kryeministrin Berisha, është socialisti Gramoz Ruçi, që edhe pse e mori mandatin e deputetit nga KQZ publikisht ka lajmëruar dorëheqjen. Largimi i tij pritet që të sjellë në Kuvend një grua, e 10-ta në listën e Fierit Mirela Pitushi.

Po ashtu një mundësi iu krijua, edhe pse nuk ishin në listën fituese, dhe 2 deputetëve nga listat e PS në qarkun e Vlorës dhe të Tiranës nga listat e LSI, pasi kryetarët e këtyre dy forcave që kandiduan në më shumë se 1 qark, vendosën të marrin mandatin, Rama në Durrës dhe Kryemadhi në Fier. Socialistët morën 74 mandate duke u rikonfirmuar për një mandate të 3, PD me 59 mandate, LSI 4 mandate dhe 3 PSD.

Tv Klan