Kryeministri Fatos Nano ka përgëzuar negociatorët shqiptarë për punën e sukseshme që u kurorëzua me përfundimin e raundit të gjashtë të negociatave për Marrveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian një ditë më parë duke iu dhënë dhe sihariqin se përveç mbulimit financiar për kokteje, çdo negociator do të shpërblehet me vendim të Këshillit të Ministrave. Kryeministri vlerësoi se negociatorët hodhën poshtë skepticizimin se Shqipria nuk do të mund të negocionte me Bashkimin Europian duke dhënë dhe shëmbullin e mirë përballë debatiti shterp.
Fatos Nano: “Edhe në kushtet kur një pjesëz e politikës të vjetër e sheh me mosbesim apo më keq me xhelozi përafrimin e vëndit të institucioneve të administratëts të tregjeve dhe të shoqërisë me Bashkimin Europian me llogjikë dritshkurtër interesash partiake apo elektorale. Prandaj duhet të vazhdojmë të kujdesemi së bashku për të shmangur krijimin e boshllëqeve apo të shkëputjeve midis perceptimit që i bëhet proçesit nga grupit negociator dhe pjesës tjetër të administratës publike. Janë krijuar dhe mundësi reale përë stimulimin tuaj jo vetëm me kokteje, por dhe me financime legale siç parashikohet ne VKM-në e fushës.”
Kryeministri informoi se nga njëqind e tridhjetë e pesë nene që përfshihen në Marrveshjen e Stabilizim Asocimit tridhjetë e tre po negociohen, shtadhjetë e nji nene kanë përfunduar dhe tridhjetë e nji mbeten për t’u shqyrtuar. Po kështu mbeten të hapura gjashtë anekse, gjashtë portofole si dhe njëzet e dy nenet e marrveshjes për negocim. Ministria e integrimit Ermelinda Meksi falenderoi shefin e ekzekutivit për mbështetjen dhe paralajmëroi se raundi i ardhëshm politik që do të mbahet në muajin prill ka një punë gati katërfish më të madhe se raundi teknik. Dipllomati europian Luts Salcman (Lutz Salzmann) deklaroi se po përgatit instrumenta që letësojnë dhe përshpejtojnë proçesin e integrimit. /tvklan.al