Ky sport i ri në Afrikën e Jugut po gjen një përhapje të madhe

Të djegësh gomat e makinës dhe të kërcesh njëkohësisht mund të jetë diçka tepër e vështirë për t’u bërë por jo për këta të rinj afrikanë.

Ky sport i ri në Afrika e Jugut  është shndërruar në sportin më të frikshëm por njëkohësisht edhe më argëtuesin.

Ky sport ofron një spektakël të vërtetë për të fiksuarit e makinave ku shoferët e pasionuar  kryejnë manovra të rrezikshme. Por nuk janë vetëm shoferët por edhe kërcimtarët të cilët së nën ritmet e muzikës dhurojnë këtë shfaqje të veçantë .

Por pavarësisht konkurrencës mes performuesve  ekziston një frymë e fortë miqësie mes shoferëve. Sepse për ta, nuk është vetëm një sport por  është një kulturë që i lidh së bashku.

Ndërkohë kombinimi i drifting me kërcimin po gjen një përhapje të madhe tek fansat të cilët shtohen gjithnjë e më shumë.

Klan News