Minatorët protestojnë kundër shkurtimit të pagave dhe vendeve të punës

Mijëra minatorë boshnjakë protestuan në Sarajevë mbi planet e qeverisë për shkurtimin e vendeve të punës dhe pagave.

Punonjësit në 7 nga 11 minierat e qymyrit në Federatën e Bosnje-Hercegovinës pushuan së punuari dhe morën pjesë në demonstratë.

Drejtuesit e 6 prej minierave të qymyrit paralajmëruan se situata aktuale financiare është alarmante dhe mund të çojë në falimentim të mundshëm.

Ministri i Energjisë, Minierave dhe Industrisë, Nermin Dzindic, bëri një përpjekje për të folur me protestuesit por rezultoi e pasukseshme.

Kalimi nga qymyri në burimet e rinovueshme të energjisë është një sfidë e madhe për Bosnje-Hercegovinën dhe një kusht që duhet të plotësohet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Tre të katërtat e energjisë elektrike në Bosnje prodhohen nga termocentralet me qymyr dhe angazhimi për  vitin 2050 për mbylljen e industrisë krijon terrenin për një ndryshim dramatik ekonomik dhe kulturor.

Klan News