Ashtu siç është lajmëruar, “La Casa de Papel” do të publikojë volumin e dytë të sezonit të pestë (që është edhe i fundit) më 3 Dhjetor. E ndërsa ngjarjet kanë ngecur në një pikë kulminante, Netflix sapo shtoi ankthin dhe padurimin me promon e re.

Në këto pak orë të fundit, kam humbur njerëz shumë të shtrenjtë për mua. Dhe nuk do të lejoj të vritet askush tjetër për shkak të kësaj grabitjeje”, thotë Profesori gjatë pamjeve të trailerit.

Tashmë Helsinki ndodhet i plagosur rëndë, ndërsa Tokio vetësakrifikohet për shpëtimin e të tjerëve. Alicia Sierra është gati për një aleancë me Profesorin e bandën dhe Ushtria ndodhet përpara dyerve të Bankës së Spanjës.

Fundi po afron./tvklan.al