Opozita në Kosovë kërkon përfshirjen edhe të SHBA në procesin e dialogut me Serbinë

Opozita në Kosovë akuzon Albin Kurtin se po vepron me axhendë antikombëtare për sa i përket dialogut me Serbinë. Ish zv.kryeministri Driton Selmanaj, shprehet se është domosdoshmëri përfshirja e SHBA në këtë proces.

Pa ndërhyrjen e SHBA në procesin e dialogut nuk mund të ketë sukses dhe këtë e dinë të gjithë, unë jam i sigurtë që edhe zoti Kurti e di. Pse ky nuk insiston që të jenë SHBA-të në tavolinë, më bën më pas të dyshoj atë që thashë deri më tani, që mos vallë është pjesë e axhendave të tjera, jo axhendave që ia duan të mirën Kosovës”.

Sipas LDK, vendimet e Kurtit po ndikojnë marrëdhëniet SHBA-Kosovë.

“Unë them që zoti Kurti ka krijuar situatë të turbullt në raportet tona me ose pa vetëdije, por duke e njohur kapacitetin e tij, nuk më duket që është krejtësisht pa vetëdije. Më tepër mendoj që është i qasjes dhe pjekjes së tij politike se si ai është ndërtuar. Duket së vlerat pro-perëndimore, vlerat amerikane, vlera që Kosova ka vendosur t’i ndjekë prej 30 vjetësh, duket se zoti Kurti ka disa orientime të tjera”.

Pak ditë më parë në Kosovë ishte i dërguari i BE për dialogun Miroslav Lajcak i cili dështoi që të caktonte një datë kur Kurti dhe Vuçiç të ulen në një tryezë.

Klan News