Temperatura të ulëta dhe erë e fortë

Erdhi dimri! Sipas sinoptikanëve kjo është fundjava e fundit me temperatura tipike të vjeshtës.

“Reshjet e shiut do të mbeten prezente jo vetëm gjatë fundjavës por edhe në fillim jave. Presim që dita-ditës të kemi një rënie graduale të vlerave termike si ato minimale dhe ato maksimale duke bërë që vlerat minimale në fillimjavë të zbresin edhe në -1 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimumet nuk pritet të shkojnë më shumë se 15 gradë Celsius”.

Zonat e veriut dhe juglindjes do të përfshihen nga reshjet e dëborës.

“Do të kemi dhe reshje dëbore. Këto më të dukshme pritet të jenë në zonat verilindore dhe lindore të territorit shqiptar gjatë ditës së hënë dhe të martë”.

Problem do të jetë edhe era e cila pritet të arrijë në 70 km në orë, duke shkaktuar det të trazuar.

Tv Klan