Skënderbeu – Flamurtari ndeshja më e rëndësishme

Pas ndeshjes hapëse të Superligës të gjitha takimet e tjera do të luhen sot. Kështu pas pak minutash do të nisë të luhet ndeshja Vllaznia – Laçi.

Shkodranët kthehen në Superiore pas një viti në kategorinë e parë. Ndërsa në orën 19:00 do të nisin 3 takimet e tjera, Tirana-Luftërari, Teuta-Bylis dhe Skënderbeu-Flamurtari.

Tirana ka afruar shumë lojtarë cilësorë këtë sezon dhe pritet të jetë një prej ekipeve pretendentë. Teuta do të ndeshet me Bylisin. Ballshiotët kanë uri për sukses në Superiore. Skënderbeu – Flamurtari është ndeshja më e rëndësishme e ditës.

Tek korçarët u rikthye pas një viti trajneri Ilir Daja për të gjetur më shumë siguri ekonomike. Ndërsa vlonjatët janë të përbërë më së shumti me futbollistë të rinj.

Tv Klan